Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarin kritik” realizuam trajnimin me të rinj për hapat kryesorë të kryerjes së një hulumtimi. Pjesëmarrësit e trajnimit patën mundësi të mësojnë për metodologjitë dhe instrumentet që përdoren në procesin e hulumtimit të opinionit publik, teknikat e mbledhjes së të dhënave në terren, etj. Sesioni u fokusua në realizimin e anketimit përmes pyetësorit, mënyrat se si realizohet kontakti me të anketuarit, teknikat dhe fazat e intervistimit dhe se si duhet mbyllur një intervistë konkrete.
 
Ligjëruese në këtë sesion ishte psikologia Hakile Resulbegoviq – specialiste në statistikën evropiane, kurse pjesën praktike të punës me të rinj e moderoi trajnerja Sabra Deceviq.

 

Aktiviteti ishte pjesë e projektit „Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik“ të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, në kuadër të programit „U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program“.

LOGOS - header