Në Ulqin u organizua tryeza e rrumbullakët me titull “Rikonceptimi i mikpritjes: transformimi i modeleve të turizmit për vizitorët e së nesërmes”.
Përfaqësues të Shoqatës së Hotelierëve të Malit të Zi, Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike Ulqin, institucioneve publike, pastaj menaxherë të kompanive hoteliere, agjencive të udhëtimeve, operatorë dhe inovatorë turistik, si dhe përfaqësues të iniciativave private e shoqatave profesionale, diskutuan për avantazhet e rajonit ndërkufitar për të zhvilluar konceptet e reja turistike.
Promovimi i modelit të ri të quajtur “𝘄𝗼𝗿𝗸𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻” e që nënkupton “punë nga një destinacion turistik” dhe mundësitë e ngritjes së kapaciteteve receptive në brezin kufitar Shiqpëri – Mali i Zi, ishte qëllimi kryesor i këtij takimi.
Panelistët e kësaj tryeze shpalosën potencialet turistike, përvojat pozitive, planet dhe strategjitë që do t’i ndihmonin komunës së Ulqinit, zonës ndërkufitare përgjatë lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës, zonës së Krajës, si dhe rajonit të gjerë në përgjithësi, për të rritur mundësitë e tërheqjes së një kategorie të re të turistëve, të vizitorëve digjital – turistëve të së nesërmes.
Projekti realizohet nga Università del Salento, Sviluppo Italia Molise SpA, People in Focus Albania dhe OJQ Horizonti i Ri, mbeshteur nga programi Interreg IPA South Adriatic