Te shtunën në Ulqin u mbajt trajnimi me titull “Mbledhja e informacionit dhe shkrimi i një raporti investigativ” të cilin e ndoqën përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësit patën mundësi të forcojnë kapacitetet e tyre në lidhje me çështjet e ndërtimit të një procesi hulumtues, hetimin e korrupsionit dhe teknikat e përgatitjes së raporteve hulumtuese.
Ligjëruese dhe moderatore të këtij trajnimi ishin Fatjona Mejdini – gazetare e pavarur dhe koordinatore për Ballkanin Perendimor në Inicativen Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, si dhe Valmora Gogo – pedagoge e gazetarisë investigative dhe themeluese e portalit Gogo.al.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare”, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri e realizon në bashkëpunim me gazetën “Koha Javore”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.