Aksioni NJË LIBËR PËR TË RINJTË u realizua në Youth Corner në Bibliotekën e Qytetit.
Thirrjes së aktivistëve rinorë nga Ulqini iu përgjigjen nxënës, prindër, mësimdhënës, përfaqësuesë të institucioneve lokale, krijues letrar, etj.
Objektiva e kësaj nisme ishte pasurimi me literaturë i Këndit për të Rinj në Bibliotekën e Ulqinit, i cili tash 4 vite që shërben si një pikë e rëndësishme për fuqizimin dhe edukimin joformal të të rinjve.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: nxitja e aktivizmit rinor në Ulqin përmes procesit të edukimit joformal, si dhe nxitja e të rinjve për pjesëmarrje qytetare dhe ndërmarrësi.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, të rinjtë do të vetëdijesohen për rëndësinë e vullnetarizmit dhe aktivizmit, mënyrat për të nisur iniciativa dhe ngjarje publike; për pozicionin e vullnetarëve dhe aktivistëve të rinj në qytet, angazhimin në zgjidhjen e problemeve, etj.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Të rinjtë e angazhuar për komunitetin aktiv”, të mbështetur nga Drejtoria për Rini dhe Sport e Malit të Zi.