Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizua sesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja Paula Dekaj – aktualisht e angazhuar në Radio Televizionin e Malit të Zi.
Të rinjtë nga Ulqini dhe Tuzi patën rastin që së bashku me ligjëruesen të analizojnë, vlerësojnë dhe diskutojnë për mënyrën se si krijohen lajmet dhe se si ndikojnë ato te publiku i gjerë, por edhe për të gjitha format e teknologjive të informimit e të komunikimit dhe rolit që ato luajnë në jetët tona personale, ekonomike, politike dhe shoqërore. Pjesëmarrësit po ashtu mësuan edhe për rëndësinë e të folurit publik, ku u diskutuan shembuj konkret në varësi të situatës specifike të të folurit, natyrës së mesazhit, qëllimit të deklaratës, etj.

workshop 4-e

Në pjesën e dytë të sesionit, të moderuar nga trajnerja Sabra Deceviq, pjesëmarrësit realizuan aktivitete të cilat shërbejnë për të zhvilluar aftësitë e komunikimit dhe praktikimin e të folurit publik. Pëmes ushtrimeve konkrete të rinjtë u sensibilizuan për nevojën e rritjes së kompetencave të tyre (njohuri, aftësi dhe qëndrime) të cilat do t’i ndihmojnë ata të marrin pjesë me efektivitet dhe të jenë të suksesshëm në të gjitha fazat e jetës në shoqëritë e informacionit dhe të dijes.

workshop 4-d

Ky program i edukimit joformal të të rinjve, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri, mbështetet nga Ambasada e SHBA në Podgoricë, në kuadër të programit “U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program”.

 

LOGOS - header