OJQ Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit “Vendimmarrje me të rinjtë”, i cili ka për qëllim edukimin e të rinjve nga Ulqini për mundësitë e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në komunitetin lokal.
Në gjashtë muajt e ardhshëm, 25 aktivistë rinorë do të ndjekin një program të veçantë të edukimit joformal, përmes të cilit do të mësojnë për mënyrën e ndërmarrjes së iniciativave rinore në komunitetin lokal, më pas do të njihen me konceptin dhe mënyrën e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe shtetërore; procesin e vendimmarrjes, mekanizmat e pjesëmarrjes së tyre në jetën shoqërore të komunitetit, si dhe për politikat rinore që miratohen në nivel lokal dhe atë qendror. Pjesëmarrësit e projektit do të kenë mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejtë me vendimmarrësit, si përmes sesioneve trajnuese, paneleve debatuese, ashtu edhe përmes vizitave studimore që do të organizohen në institucionet publike.
Vetëm të rinjtë e mirëinformuar mund të marrin vendime optimale për karrierën e tyre dhe për të ardhmen e komuniteteve të tyre. Të rinjtë, veçanërisht ata nga mjediset më të vogla dhe ata që u përkasin popujve pakicë, meritojnë vëmendje të veçantë për t’u informuar për këto procese dhe për të marrë pjesë sa më shumë në to.
Projekti do të shërbejë gjithashtu si një platformë e mirë për vendimmarrësit që të krijojnë kontakte me të rinjtë në mënyrë që me ndihmën e tyre të krijojnë dhe zbatojnë politikat e duhura rinorë.
Të rinjtë e interesuar nga Ulqini mund të paraqiten për të ndjekur këtë program duke plotësuar formularin në vijim.
APLIKO KËTU
Ky projekt është mbështetur përmes programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.