Të premten më 12 maj 2023, në Ulqin u organizua diskutimin tematik me titull “Administrata publike në funksion të nevojave të qytetarëve”.
Zyrtarë dhe funksionarë të Komunës së Ulqinit dhe asaj të Tuzit, përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe mediave diskutuan dhe shkëmbyen eksperienca lidhur me sfidat dhe angazhimet që sjell procesi i reformës së administratës publike.

Mysafir i veçantë i këtij takimi ishte ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, z. Marash Dukaj, i cili për pjesëmarrësit e takimit prezantoi një pasqyrë të zgjeruar të aktiviteteve që ka ndërmarrë ministria që ai drejton lidhur me reformën e administratës publike. Ministri përmendi projekte të shumta që janë realizuar në këtë fushë siç janë procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike, rritjes së sigurisë kibernetike, menaxhimi i cilësisë në administratën publike, mbrojtjes së informacionit, partneriteti rajonal, etj.

REFORMA 12

Një theks të veçantë z. Dukaj vuri në çështjen e decentralizimit të plotë në sistemin e vetëqeverisjes lokale, duke nënvizuar kompetenca të shumta që do duhej t’i ushtronit njësitë e qeverisjeve vendore e që aktualisht janë të centralizuar nga pushteti qendror. Në këtë kontekst, ministri Dukaj theksoi se rezultatet e një analize që ka ndërmarrë kjo ministri lidhur me funksionimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale, ka treguar se një numër i konsiderueshëm i komunave në Mal të Zi janë jofunksionale në aspektin e qëndrueshmërisë financiare, fakt ky i cili e përshpejton edhe më shumë nisjen e një procesi të mirëfilltë të decentralizimit të pushtetit.

Për përvojat, sfidat dhe arritjet e Komunës së Tuzit në konsolidimin e burimeve financiare, marrëdhëniet me publikun dhe profesionalizimin e administratës, folën znj. Marina Ujkaj – sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale dhe z. Driton Gjokaj – Sekretar i Sekretariatit për Financa në këtë komunë. Ndërsa për hapat që ka ndërmarrë Komuna e Ulqinit në reformimin e administratës vendore, rritjen e transparencës në punën e saj, ndërtimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile dhe modernizimin e shërbimeve, folën kryeadministrator i Komunës së Ulqinit z. Naser Resulbegoviq dhe sekretari për veprimtari shoqërore, z. Artan Çobi.

Ky aktivitet u realizua kuadër të projektit “Reforma që kuptojmë të gjithë” i cili mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.


HEADER