Në Youth Corner realizuam një workshop të fokusuar në mundësitë e pjesëmarrjes së të rinjve në procese të ndryshme shoqërore në kuadër të projektit “Vendimmarrje me të rinjtë”.
Me kryetaren e shoqatës IACT Drita Llolla, u diskutua për nxitjen e të rinjve në krijimin e politikave kulturore në nivelin lokal, për ndërmarrjen e iniciativave dhe artikulimin e kërkesave që kanë të bëjnë me përmirësimin e ambientit kulturor në Ulqin. Në fund të takimit pjesëmarrësit u dakorduan që investimi në art dhe kulturë është po aq i domosdoshëm sa investimi në infrastrukturë dhe përbën bazën e zhvillimit të qendrueshëm të çdo qyteti apo komunitetit.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Vendimmarrje me të rinjtë” I cili realizohet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e vetme e OJQ Horizonti i Ri dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e donatorit.