Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik” publikuam analizën RAPORTI I TË RINJVE NDAJ MEDIAS.
Kjo broshurë paraqet rezultatet e hulumtimit mbi raportin e të rinjve ndaj medias, nivelin dhe mënyrën e konsumimit të mediave si dhe burimet e informimit të të rinjve shqiptarë në Malin e Zi.
Hulumtimi është kryer me 200 të rinj nga Ulqini dhe Tuzi dhe paraqet një analizë të veçantë se si të rinjtë shqiptarë në Malin e Zi përdorin mediat dhe teknologjitë e reja të informacionit.
Rezultatet e këtij hulumtimi do të ndihmojnë në hartimin e strategjive të ardhshme për të promovuar edukimin mediatik dhe për të plotësuar nevojat e tyre specifike në këtë fushë.
Publikimi i këtij udhëzuesi u realizua me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Podgoricë në kuadër të U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program.
Përmbajtja e kësaj broshure është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron detyrimisht qëndrimet dhe pikëpamjet e donatorit.