OJQ Horizonti i Ri realizoi sesionin e parë trajnues në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës”, në të cilin marrin pjesë tridhjetë të rinj nga Ulqini dhe Tivari.
Tema e këtij takimi ishte demokracia: çfarë nënkupton ky koncept, cilët janë parimet themelore të demokracisë, si funksionon ajo, të jetuarit në demokraci, si mund të abuzohet me të, si praktikohet demokracia në SHBA, etj. Këto ishin disa nga çështjet që trajtuam në këtë aktivitet.Workshopi u moderua nga dy profesionistë të dalluar në këtë fushë, Negjelko Gjuroviq dhe Sabra Deceviq.
Ky projekt ka për qellim krijimin e një bashkëpunimi efektiv midis të rinjve nga Ulqini dhe Tivari, thyerjen e paragjykimeve dhe barrierave në komunikim si dhe rritjen e njohurive dhe shkathtësive të tyre për pjesëmarrje në iniciativat lokale dhe në proceset integruese.
Projekti realizohet me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Podgoricë.