Ekipi i organizatës sonë mori pjesë në trajnimin „Monitorimi dhe vlerësimi i politikave publike“, i cili u mbajt në Petrovac nga 21 deri më 23 shkurt. 
Gjatë këtyre tre ditëve, u fokusuam në tema kyçe si:

✅ Përkufizimi dhe cikli i politikave publike
✅ Teknikat e mbledhjes së të dhënave
✅ Vendosja e indikatorëve në mungesë të treguesve ekzistues
✅ Hartimi i planeve konkrete për monitorimin e politikave në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile.

Koleget tona Hazreta dhe Admira të cilat janë të angazhuara në programin e Qendrave Burimore patën mundësinë të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për të kontribuar në zbatimin më të mirë të politikave publike.
Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve tona për zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe mbështetjen e shoqërisë civile.

Programi zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) në partneritet me Qendrat Rajonale Burimore dhe zyrat lokale – OJQ Horizonti i Ri, OJQ Qendra Demokratike Bijelo Polje, OJQ Aktivna Zona , OJQ Natura, OJQ Bonum si dhe OJQ Nada Herceg Novi.
Programi zbatohet me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal-Investues dhe e Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.


Picture1