HORIZONTI I RI është themeluar më 6 shtator 1999 me seli në Ulqin, menjëherë pasi Mali i Zi miratoi Ligjin e parë për Organizatat Joqeveritare.
MISIONI YNË: rritja e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse, duke kontribuar kështu në zhvillimin e demokracisë lokale dhe promovimin e qeverisjes së mirë, nëpërmjet programeve edukative dhe integruese.
VIZIONI YNË: një komunitet aktiv, qytetarët e të cilit kanë ndjenjë të zhvilluar të respektit, përkatësisë dhe solidaritetit reciprok dhe të cilët angazhohen për të mirën e përbashkët.
Horizonti i Ri ka për qëllim inkurajimin e të rinjve për të marrë pjesë në procesin e hartimit të politikave publike lokale, forcimin e dialogut ndërkulturor dhe marrjen e përgjegjësisë për planifikimin dhe zhvillimin e komunitetit lokal.
Organizata jonë realizon projekte edhe në fushën e monitorimit të punës së administratës publike, transparencës dhe përgjegjshmërisë në shpenzimin e fondeve publike, si dhe nxitjen e zbatimit të Reformës së Administratës Publike në nivelin lokal.
Për më shumë se dy dekada të veprimit aktiv, Horizonti i Ri vazhdimisht ka qenë një vendtakim për OJQ-të lokale dhe ka shërbyer si pikë referimi për ndërtimin e komunikimit e të bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe sektorit civil.
Për të përmirësuar mënyrën e ofrimit të shërbimeve për OJQ-të lokale, Horizonti i Ri ka marrë rolin e Qendrës Burimore për organizatat e shoqërisë civile në Ulqin dhe Tivar. Në këtë kuadër, Horizonti i Ri paraqet një pikë shërbimi për mbështetje të përditshme për OJQ-të lokale, por edhe për individët aktivistë, grupet joformale dhe palët tjera të interesuara.
Qendra Burimore – “HELP DESK SERVICE” ofron:
Mbështetje për themelimin e OJQ-ve;
Këshilla ligjore dhe financiare për punën e OJQ-ve;
Konsultime në përgatitjen dhe realizimin e projekteve;
Çështje që kanë të bëjnë me komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, Vetëqeverisjes Lokale dhe OJQ-ve;
Informata rreth donatorëve potencial;
Mbështetje për OJQ-të në përgatitjen e iniciativave, komenteve dhe propozimeve në lidhje me politikat publike të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin e OJQ-ve dhe organeve shtetërore, pjesëmarrjen e OJQ-ve në vendimmarrje, transparencën dhe llogaridhënien e nëpunësve civilë;
Bibliotekë dhe sallë takimesh për organizatat lokale.
DONATORËT:
Ata që na mbështetën që nga fillimi i punës tonë:
AMBASADA AMERIKANE në Podgoricë
Bashkimi Evropian
Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi
Fondi per mbrojtjen dhe realizimin e te drejtave te minoritetve ne Malin e Zi
Fondi për Qytetari Vepruese (FAKT)
UNDP – Mali i Zi
Global Albanian Foundation
SLOVAK AID (Slovak Ministry of Foreign Affairs)
DREJTORIA PËR RINI DHE SPORT (Qeveria e Malit të Zi)
Fondacioni INSTITUTI PËR SHOQËRI TË HAPUR (Mali i Zi)
ROCKEFELLER BROTHERS FUND
Komuna e ULQINIT
Ministria për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave
CARE Interanational
The BALKAN TRUST FOR DEMOCRACY
OSCE
Fondi nga lojërat e fatit (Buxheti i Malit të Zi)
Global Fund for Women
MALTESER
Komisariati i Lartë për Të Drejtat e Njeriut—OHCHR
UNICEF
KVINNA TILL KVINNA