Organizata e shoqërisë civile HORIZONTI I RI është duke realizuar projektin “Jetë e shëndetshme është stili im”, me mbështetjen e Drejtorisë për Rini dhe Sport, në Qeverinë e Malit të Zi. Ky projekt ka për qëllim: informimin më të mirë të të rinjve në Ulqin dhe trajnimin e tyre për të gjykuar sa më drejtë ndaj fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike; ndryshimin e veseve të këqija të jetesës; zvogëlimin e numrit të të rinjve që konsumojnë alkool, pinë duhan dhe marrin drogë.

Në kuadër të projektit u botua edhe BROSHURA me të njëjtin emër.

Duke ditur se edhe në qytetin tonë, është në rritje numri i të rinjve që zgjedhin stile të gabuara jetese, nevoja për edukim mbi këto probleme bëhet e domosdoshme.Për këtë, OJQ “HORIZONTI i RI” në vazhdimësi harton dhe
realizon projekte edukative të cilët synojnë që fenomenin e varësisë tek të rinjtë e qytetit tonë, ta zvogëlojnë sa më shumë.Temat kryesore që do të trajtohen gjatë këtij cikli edukativ janë: njohje me konceptin e shëndetit, njohje me llojet e drogave dhe ndikimin e tyre në shëndet, ndryshimi i bindjeve për keqpërdorimin e drogave, ballafaqimi me stresin dhe kontrolli i emocioneve, etj. Ligjëratat dhe trajnimet e parapara me ketë projekt, zhvillohen dy herë në javë, ndërsa mysafirë ligjërues në këto aktivitete, jane mjekë të njohur të qytetit tonë, psikolog, farmacist, inspektorë
të Policisë, etj. Gjatë këtij projekti, të rinjtë do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në aktivitete tjera siç janë: perfomancet dhe aktivitetet publike në terren, prezantime, emisione televizive, etj. Partnerë lokal në këtë projekt janë: Klubi i karatesë “Ulqini”, Shtëpia e Shëndetit dhe Zyra e Policisë në Ulqin.Projekti realizohet në kuadër të implementimit të Planit Nacional për të rinj dhe Planit të veprimit për vitin 2010.

Workshops


Performancë

Me aktivitetin publik të organizuar në oborrin e Shkollës së Mesme të Ulqinit, u shënua edhe përfundimi i këtij projektit. Përveç pjesëmarrësve kryesor të projektit, në kët aktivitet morën pjesë edhe institucionet me të cilat krijuam partneritet të suksesshëm gjatë këtij projekti: Shtëpia e Shëndetit Ulqin, Klubi i karatesë “Ulqini”, Zyra e Policisë në Ulqin dhe Zyra për parandalimin e narkomanisë në Komunën e Ulqinit.