Projekti “Politika për të rinj në Ulqin” ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së të rinjve në Ulqin, përmes lobimit për aprovimin e Planit të veprimit për të rinj dhe përfshirja më e madhe e të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal. Ky projekt mbështetet nga programi De Facto Equal, të cilin e realizon Fondi për qytetari vepruese, i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të BEsë në Mal të Zi.

Objektivat specifike:
  • Inicimi i procesit të hartimit dhe miratimit të Planit të veprimit për të rinj tek pushteti lokal, duke organizuar takime, konferenca për shtyp dhe paraqitje mediatike, hulumtime për nevojat e të rinjve, fushata dhe performance,
  • Informimi i përfaqësuesve të pushtetit lokal, institucioneve komunale, OJQ-ve dhe medieve, në lidhje me rëndësinë dhe procesin e hartimit dhe miratimit të Planit të veprimit për të rinj, si dokument strategjik për të rinjtë në komunën e Ulqinit,
  • Fuqizimi i të rinjve për t’u angazhuar në procesin e hartimit të Planit të veprimit në nivelin lokal, përmes trajnimeve për të rinjtë dhe aksioneve lokale që inkurajojnë pjesëmarrjen e të rinjve.

Aktivitetet e realizuara

Në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit, u nënshkrua MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI në mes të Komunës së Ulqinit dhe organizatës së shoqërisë civile “Horizonti i Ri”, i cili parasheh hartimin e Planit Lokal të Veprimit për të rinj. Në takimin në të cilin, përpos Kryetarit të Komunës z. Fatmir Gjeka, morën pjesë edhe nënkryetarët e komunës – z. Ardijan Mavriqi dhe z. Safet Beci, shefi i sekretariatit për veprimtari shoqërore z. Ahmet Aloshi si dhe përfaqësuesit e Horizontit të Ri (Nazif Veliqi, Sabina Osmanoviq, Renata Blenishta dhe Arben Husiq), u shkëmbyen informacione për nevojën, rëndësinë si dhe mënyrën e hartimit dhe të aprovimit të Planit të Veprimit për të rinj. Marrëveshja e nënshkruar definon bartësit e aktiviteteve gjatë procesit të hartimit të Planit të Veprimit, detyrat e tyre si dhe afatet e realizimit.


U mbajtë Trajnimi për pjesëmarrjen e të rinjve i cili kishte për qëllim fuqizimin e të rinjve për pjesëmarrje dhe angazhim shoqëror. Në këtë trajnim dyditor morën pjesë përfaqësuesit e forumeve rinore të gjashtë partive politike që veprojnë në Ulqin, të rinj nga shkollat e mesme të qytetit, si dhe studentë dhe liderë të rinj, të angazhuar në fusha
të ndryshme të jetës së komunitetit lokal. Temat kryesore që në mënyrë kreative u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin: puna ekipore, lidershipi dhe angazhimi publik, identifikimi i nevojave të të rinjve, politikat dhe konventat evropiane, metodat e hulumtimit, teknikat dhe shkathtësitë e prezantimit, organizimi i ngjarjeve publike, hartimi i planit të veprimit etj.


Identifikimi i nevojave të të rinjve në nivelin lokal – Të rinjtë u konsultuan në lidhje me nevojat e tyre e ata ishin: nxënësit e shkollave të mesme, aktivistë të shoqërisë civile, të rinj nga partitë politike (forumet rinore), të rinj me aftësi të kufizuar; aktivistë në fushën e kulturës (shoqatave kulturore), klubeve sportive, etj. Identifikimi i nevojave të të rinjve u bazua në këto 9 fusha: edukimi, punësimi, shëndeti, pjesëmarrja e të rinjve në shoqëri, të drejtat e njeriut, koha e lire, kultura, familja, informimi dhe lëvizshmëria.


Publikimi i rezultateve –  Press Conference

“Horizonti i Ri” publikoi rezultatet e hulumtimit të problemeve dhe nevojave të të rinjve në komunën e Ulqinit, të realizuar në periudhën qershor – gusht të këtij viti. Qëllimi themelor i këtij hulumtimi ishte grumbullimi i informacionit për problemet aktuale dhe nevojat e të rinjve, në mënyre që hartimi i dokumentit Plani i Veprimit për të rinj në komunën e Ulqinit, të jetë sa më cilësor.

Rezultatet e hulumtimit të problemeve dhe nevojave të të rinjve mund t’i shkarkoni këtu


Procesi i hartimit të Planit të veprimit rinor