OJQ “HORIZONTI i RI” realizoi projektin me titull “SFIDAT E IDENTITETIT KOMBËTAR TEK TË RINJTË SHQIPTARË” të cilin e mbështeti Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi.
Përmes punës së vazhdueshme me të rinjtë shqiptarë në Ulqin dhe më gjerë, Horizonti i Ri ka identifikuar nevojën e realizimit të aktiviteteve të cilët kontribuojë në fuqizimin dhe rritjen e vetëdijes së tyre për të kultivuar në mënyrë të drejtë identitetin e vet kombëtar, kulturor dhe gjuhësorë; për të ditur se si t’iu prezantojnë të tjerëve vlerat e tyre të posaçme, duke krijuar vetëbesim në këtë proces.
Projekti kishte për qëllim të rrisë vetëdijen e të rinjve përmes informimit për mënyrat e ruajtjes së identitetit kombëtar, në rrethanat kur gjithnjë e më tepër përballen me konceptin qytetar të përfaqësimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Projekti do të forcojë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre komunikuese, debatuese dhe prezantuese lidhur me çështjet e identitetit.
Një prej qëllimeve të projektit është edhe krijimi i politikbërësve të rinj dhe i mundësive të përfshirjes së të rinjve shqiptarë në proceset aktuale shoqëror.
Aktivitetet e realizuara
→ Programi edukativ për të drejtat e popujve pakicë në shtetin shumënacional. Temat kryesore që u trajtuan në këtë program:
- Bazat e politikës dhe demokracisë teoria e shtetit, ideologjisë dhe demokracisë
- Konteksti i Ballkanit politika në Ballkan, roli autoritar dhe i dhunshëm i të kaluarës, globalizimi dhe integrimi në BE
- Koncepti i të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si mbrohen të drejtat e njeriut në nivel lokal, kombëtar, ndërkombëtar; gjendja e pakicave në Mal të Zi
- Koncepti i identitetit
- Konteksti shoqëror i identitetit struktura e shoqërisë multikulturore
- Raporti midis identitetit kombëtar, etnik dhe shtetëror
- Koncepti qytetar i pjesëmarrjes politike
→ Vizitë studimore e të rinjve nga Ulqini, në qytetin historik të Krujës.