Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) në bashkëpunim me OJQ “Horizonti i Ri”, organizojnë trajnim treditor në temën “Planifikimi Strategjik dhe Menaxhimi Organizativ”.
Trajnimi iu dedikohet OJQ-ve nga Ulqini, Tivari dhe Budva.
Trajnimi do të mbahet prej 19-21 tetor, në Tivar.
Trajnimi ka për qëllim njohjen me rregullat, procesin dhe fazat e planifikim strategjik dhe menaxhimit të OJQ-ve, por edhe me mënyrën e hartimit të dokumentit strategjik të organizatës.
Kush mund të paraqitet?
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, të drejtë pjesëmarrjeje në trajnim kanë:
- OJQ-të e regjistruara në komunat e lartshënuara;
- Organizatat që veprojnë për më së paku një vit;
- Organizatat të cilat deri tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime për planifikim strategjik;
- Organizatat të cilat në afat dorëzojnë formularin e plotësuar, me të gjitha informacionet e kërkuara.
Si të paraqiteni?
Ju lutemi që formularin për paraqitje ta dërgoni në këtë e-mail: jovana.bulatovic@crnvo.me deri më 14 tetor, në ora 14:00h
Më poshtë mund të gjeni programin e trajnimit dhe formularin për paraqitje.
Trajnimi i pare u mbajte ne hotelin PRINCESS ne Tivar