Projekti synon që të rrisë vetëdijen e të rinjve shqiptarë nga Ulqini për vlerat e identiteti kombëtar, për nevojën e edukimit të mirëfilltë për veçoritë kombëtare dhe për mënyrën e transmetimit dhe prezantimit tek të tjerët të këtyre veçorive. Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi e mbështetë këtë projekt.

Pjesëmarrësit e këtij projekti do të ndjekin një program të veçantë edukativ, i cili atyre iu krijon mundësi për përvetësimin e njohurive të reja dhe zhvillimin e shkathtësive komunikuese. Përmes diskutimeve, debateve, prezantimeve etj, të rinjtë zhvillojnë shkathtësitë e dialogut ndërkulturor dhe prezantimit të veçorive personale si dhe kombëtare.

Në pjesën e dytë, projekti iu ofron të rinjve mundësi të njohjes direkte me vlerat e kulturës, historisë dhe trashëgimisë tonë kombëtare, përmes një vizite të veçantë  studimore në Shqipëri.



Foto nga workshopet me të rinj:

 

Foto nga vizita studimore në Tiranë:

 

Press clipping: