Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare  (CRNVO) në bashkëpunim me Qendrën Burimore për OJQ – “Horizonti i Ri”, organizon trajnim treditor në temën  “PJESËMARRJA QYTETARE NË PROCESIN E VENDIMMARRJES dhe PËRFAQËSIMI PUBLIK”.
Trajnimi iu dedikohet OJQ-ve nga Ulqini, Tivari dhe Budva dhe do të mbahet prej datës 7 – 9 dhjetor, në Ulqin.
 
Qëllimi i këtij trajnimi është njohja me mekanizmat për pjesëmarrjen qytetare në nivelin lokal, strategjitë e përfaqësimit publik, hulumtimin e temave të fushatave, formave dhe metodave të përfaqësimit publik.  Gjatë trajnimit treditor, pjesëmarrësit do të informohen gjerësisht për këto procese, përmes mësimit teorik dhe ushtrimeve praktike.
 
Kush mund të paraqitet?

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, të drejtë pjesëmarrjeje në trajnim kanë:
* OJQ-të e regjistruara në komunat e lartshënuara;
* Organizatat që veprojnë për më së paku një vit;
* Organizatat të cilat deri tani nuk kanë ndjekur trajnime në këtë temë;
* Organizatat që në kohë dorëzojnë formularin për paraqitje, me të gjitha informacionet që kërkohen
 
Si të paraqiteni?
Ju lutemi që formularin për paraqitje ta dërgoni në këtë e-mail: ngonewhorizon@gmail.com
Afati i paraqitjes është deri më 1 dhjetor, deri në ora 14:00h
* Paraqitjet që mbërrijnë pas këtij afati, nuk do të merren parasysh.
Shpenzimet e transportit lokal dhe të taksisë, nuk mbulohen.
 

 

Më poshtë mund të gjeni programin e trajnimit dhe formularin për paraqitje.

Forma e paraqitjes
Programi i trajnimit

Ky trajnim realizohet në kuadër të projektit “Sa më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia” të cilin e realizon Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO). Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Delegacioni i  BE-së në Mal të Zi.


Trajnimi u zhvillua në hotelin “PALATA VENEZIA” – Në qytetin e vjetër të Ulqinit !