Qeveria e Malit të Zi në korrik të vitit 2016 miratoi Strategjinë e Reformës në Administratën Publike deri në vitin 2020. Kjo strategji afatgjate synon avancimin e Admin­istratës Publike, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të gëzojë besimin e tyre.

Për një informim sa më të mirë të publikut për këtë dokument, në kuadër të projektit ‘Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë: Shërbim dhe Meritë’, u organizuan aktivitetete të shumta informuese. Këtu mund të gjeni edhe disa infografikë që u krijuan enkas për këtë rast.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i Ri dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese.

Informohuni për fushat dhe parimet e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike deri në vitin 2020.

  1. FUSHAT E STRATEGJISË SË ADMINISTRATËS PUBLIKE
  2. LLOGARIADHËNIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE
  3. ADMINISTRATA PUBLIKE NË SHËRBIM TË QYTETARËVE
  4. ADMINISTRATA PUBLIKE E BAZUAR NË MERITA 
  5. ADMINISTRATA PUBLIKE QË PRANON MENDIME TË NDRYSHME 
  6. ADMINISTRATA PUBLIKE QË SHPENZON ARSYESHËM
  7. ADMINISTRIMI I MIRË LOKAL