Fuqizimi i kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile është një nga programet kryesore të Horizontit të Ri, i cili në dy dekadat e veta të punës është angazhuar në mënyrë aktive për një sektor joqeveritar më të zhvilluar dhe më me ndikim, si në nivelin lokal ashtu edhe në rajonin më të gjerë.
Për të përmirësuar dhe modernizuar mënyrën aktuale të ofrimit të shërbimeve për OJQ-të lokale, ne iu bashkëngjitëm konsorciumit Qendra Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile në Malin e Zi, që është një projekt i përbashkët i Qendrës për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) dhe qendrave lokale të resurseve: OJQ Bonum nga Plevla, OJQ Nada nga Herceg Novi, Horizonti i Ri nga Ulqini dhe Qendra Demokratike e Bjello Poles, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Me qëllim të funksionimit më të mirë të këtij shërbimi, Qendra Burimore ka publikuar një Udhëzues për ofrimin e shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile, i cili ofron informata për shërbimet përditshme në Qendrën e Resurseve, llojin e shërbimeve dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre.
Udhëzuesin mund ta merrni KËTU