Organizata joqeveritare “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit dhe Shkollën Fillore “Marshall Tito”  filluan realizimin e projektit me titull  “Fëmijët e Ulqinit – promotorë të tolerancës së diversitetit”.
Qëllimi i këtij projekti, të cilin e mbështetë Ministria e Arsimit e Malit të Zi,  është që në një mjedis shumëkulturor siç është Ulqini, t’iu ofrojë fëmijëve në shkollat fillore mundësinë për të zhvilluar e promovuar tolerancën si dhe vetëdijen për përkatësinë, ruajtjen dhe respektimin e vlerave në diversitet.

Objektivat specifike të këtij projekti janë:

  • Edukimi jashtëinstitucional i 30 fëmijëve – promotorë të tolerancës së diversitetit dhe jodhunës;
  • Familjarizimi i fëmijëve me vlerat e kulturave në mjedisin përreth tyre;
  • Krijimi i kontakteve të drejtpërdrejta të fëmijëve nga zona urbane me ato të fëmijëve nga shkollat rurale;
  • Ndërtimi i një bashkëpunimi cilësor mes OJQ-ve, shkollave fillore dhe institucioneve publike në komunitetin lokale;
  • Inkurajimi i mediave për të informuar për rëndësinë e edukimit të fëmijëve kundër dhunës;
  • Nxitja e fëmijëve për zhvillimin e vlerave estetike dhe edukim të përjetshëm si arsimin formal ashtu edhe në atë jo-formal.

Përveç programit edukativ i cili përfshinë 8 workshope interaktive, nxënësit do të marrin pjesë edhe në vizita studimore që do të organizohen në institucione arsimore dhe objekte të trashëgimisë kulturore, në territorin e komunës së Ulqinit dhe të Tivarit; do të jenë pjesëmarrës të ekspozitës me punime figurative të bashkëmoshatarëve të tyre si dhe do të marrin pjesë në xhirimin e një materiali të shkurtër filmik për promovimin e tolerancës dhe jodhunës në shkolla.

Përmes aktiviteteve të këtij projekti, fëmijët në mënyre kreative do të:

  • zhvillojnë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme (në komunikim, dëgjimin aktiv dhe reflektim, bashkëpunim, empati dhe dhembshuri, mendim kritik dhe zgjidhjen e problemeve, ndërmjetësim, negocim dhe transformim të konflikteve)
  • fitojnë njohuri të reja (njohja e paragjykimeve, informacione që kanë të bëjnë me diversitetin kulturor, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare)
  • krijojnë qëndrime (vetëbesim, keqardhje, tolerancë dhe respekt për diversitetin, nderim për dinjitetin njerëzor, mirëkuptim ndërkulturor, përgjegjësi shoqërore, solidaritet, kujdes).

 


WORKSHOPS
Location: Këndi për të RinjBiblioteka e Qytetit (Ulqin)
Moderatorë/Trajnerë: Ardita Kovaçeviq, Gjuro Daboviq


VIZITAT STUDIMORE:


EKSPOZITA “QYTETI IM – QYTETI I TOLERANCËS”:


NDARJA E DIPLOMAVE PËR PROMOTORËT E TOLERANCËS:


Prezantimi i projektit në media:

Portali UL INFO

Televizioni Teuta

Dnevni list – VIJESTI

Zëri i Amerikës