OJQ Horizonti i Ri, në partneritet me Organizatën Turistike të Ulqinit dhe Bibliotekën e Qytetit, shpallin THIRRJE PUBLIKE për pjesëmarrje në projektin “NDËRTIMI I PAQES – PRIORITET PËR KOMUNITETIN TIM”.
Synimi kryesor i projektit është të fuqizojë dialogun ndërkulturor dhe të promovojë paqen dhe mirëkuptimin midis të rinjve në Ulqin dhe më gjerë.

Aktivitetet kryesore të projektit janë:
PEACEBUILDING SCHOOL – një cikël i veçantë workshopesh që do të organizohet në Youth Corner, në Bibliotekën e Qytetit. Ky program do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zhvillojnë kompetenca për zgjidhjen e konflikteve, nxitjen e njohjes reciproke, ndërtimin e paqes dhe avancimin e zhvillimit të komunitetit lokal.
YOUTH PEACE TOUR – pjesëmarrësit e projektit do të marrin pjesë edhe në vizita studimore që do të organizohen në institucione publike, kulturore, arsimore e fetare si dhe në objekte të trashëgimisë kulturore, në lokalitete të ndryshme në Mal të Zi.
PEACEBUILDING SHORT FILM – të rinjtë, pjesëmarrës të projektit, do të angazhohen në krijimin e një materiali të shkurtër filmik që promovon paqen, tolerancën dhe dialogun ndërkulturor.
PRESS Conference – Liderët rinorë në fund të projektit do të organizojnë një konferencë për media, në të cilën do të shpalosin njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë këtij angazhimi.

Sesionet e trajnimit do të organizohen një herë në javë (të premteve pasdite) në KËNDIN PËR TË RINJ, në Bibliotekën e Qytetit.

Pas përfundimit të workshopeve, pjesëmarrësve të cilët me sukses kanë ndjekur programin e trajnimit, do t’iu ndahen diploma për njohuritë dhe përvojën e fituar.


Projekti realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të programit “Divided Past – Joint Future”. Lead Applicant: Omladinski Komunikativni Centar (OKC) – Banja Luka


WORKSHOPS
Location: Këndi për të Rinj – Biblioteka e Qytetit (Ulqin)
Trajnere: Sabra Deceviq


STUDY VISITS:


NDARJA E DIPLOMAVE


Prezantimi i projektit në media:

Portali UL INFO

Televizioni TEUTA

RTMZ – Mozaiku 

Zëri i Amerikës