Në këtë publikim mund të gjeni të dhënat e hulumtimit për nivelin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Administratën e Komunës së Ulqinit.
Kjo analizë është realizuar përmes një monitorimi të detajuar të punës së organeve të vetëqeverisjes vendore, duke përdorur metoda të përshtatshme të hulumtimit, siç janë: monitorimi i publikimit të informatave në mënyrë proaktive në gjuhën shqipe në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit; metoda e “vizitorit sekret”, pastaj dërgimi i kërkesave për qasje të lirë në informata, si dhe intervistat e strukturuara me zyrtarët vendorë, të cilët kontribuan ndjeshëm në vëtetësinë e vetë analizës.
Ky publikim është pjesë e projektit “Gjuha ime – Gjuhë e barabartë“, të cilin e realizoi OJQ “Horizonti i Ri” në partneritet me OJQ “Ul info”, me mbështetjen financiare të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, në fushën e zhvillimit dhe avancimit të të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera minoritare.
Lexo publikimin “GJUHA E ADMINISTRATËS SIME”