Ky publikim ofron informacion lidhur me Reformën e Administratës Publike që është një nga segmentet kryesore në kuadër të proceseve të përgjithshme reformuese në Mal të Zi. Në këtë publikim paraqiten vlerat dhe qëllimet kryesore të kësaj reforme të cilat janë: ndërtimi i një administrate publike të përgjegjshme, efikase dhe transparente, të fokusuar në nevojat e qytetarëve dhe të biznesit.
Principet kryesore të administratës publike si: besimi, barazia, paanshmëria, transparenca, profesionalizmi, pjesëmarrja dhe partneriteti; vendimmarrja e bazuar në fakte, udhëheqja e menaxhimi i përgjegjshëm dhe efikas, janë elementet themelore për një administratë që ofron shërbime cilësore për qytetarët.
Vëmendjen kryesore në këtë broshurë e merr koncepti i qeverisjes së mirë vendore dhe mënyra se si qytetarët iu delegojnë kompetencat të zgjedhurve të tyre në pushtetin vendor.
Në mënyrë të detajuar analizohen dimensionet e ndryshme të qeverisjes së mirë vendore siç janë: përmasat e qytetarisë, qeverisja vendore e dukshme dhe e ndjeshme, legjitimiteti i pushtetit, etj. Gjithashtu, në publikim potencohet rëndësia e llogaridhënies publike që siguron që zyrtarët të përgjigjen në mënyrë të hapur për vendimet që ata marrin në emër të publikut.

Kliko më poshtë për të shfletuar broshuren.

mock up PORTRAIT

Ky publikim u realizua në partneritet me gazetën Koha Javore, në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk përfaqëson medoemos pikëpamjet apo qëndrimin e donatorit.

USA - PARTNERS