OJQ Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit të ri “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”.
Përmes këtij projekti, të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Podgoricë, 30 të rinj nga Ulqini dhe Tuzi do të ndjekin një program të edukimit joformal i cili i fuqizon ata në përdorimin e shkrim-leximit kritik, diversitetit të mediave, leximit të imazheve; si të zhvillojnë hulumtime dhe analiza mediatike, si t’i përmirësojnë teknikat e komunikimit dhe debatit; si të identifikojnë dezinformatat dhe lajmet e rreme në media dhe në komunikimet publike, të ndërmarrin fushata informuese, etj.
Përveç sesioneve trajnuese që do të zhvillohen në Këndin për të Rinj, në Bibliotekën e Qytetit (Ulqin), të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe aktivitete praktike në terren – të realizojnë anketime, intervista, ngjarje publike e të ngjashme. Në fund të projektit, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata përkatëse për njohuritë që kanë fituar nga ky program.
Hulumtimet e fundit tregojnë se përhapja e fushatave dezinformuese është një problem shumë i theksuar në Mal të Zi dhe se situata politike ka rezultuar në një polarizim të fortë të shoqërisë. Mediat padyshim që kontribuojnë në këtë situatë. Përmbajtjet mediatike që ofrohen në këto rrethana, mund të kenë ndikim negativ te të rinjtë në përgjithësi e veçanërisht ta ata që u përkasin popujve pakicë.
Nivel i ulët i edukimit mediatik dhe i mendimit kritik tek të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi vjen edhe si pasojë e numrit të vogël të mediave dhe kanaleve tjera informuese në gjuhën e tyre amtare.
Të rinjtë e interesuar nga Ulqini dhe Tuzi mund të paraqiten për të ndjekur këtë program duke plotësuar formularin në vijim.
APLIKO KËTU
This project is funded through the U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program
IMPLEMENTIMI I PROJEKTIT
PREZANTIMI I PROJEKTIT NË MEDIA
UL Info / Tv Teuta / UL Info / Malesia.org / Feral Bar / Malesia.org / Ulqini online / Tv Teuta / PortalUL-Info
AKTIVITETET:
Video ilustrim nga trajnimi me të rinjtë: