Ceremonia e ndarjes së diplomave ishte aktiviteti përmbyllës i projektit “Vendimmarje me të rinjt”, të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizoi gjatë gjashtë muajve të kaluar.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte orientimi dhe nxitja të rinjve në Ulqin për mundësitë e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në komunitetin lokal.
Rezultatet kryesore që mund të evidentohen ne fund të këtij programi të edukimi joformal janë:
- 25 të rinj ndoqën ciklin prej 6 sesioneve trajnuese dhe fuqizuan kapacitetet e tyre në lidhje me mënyrën e funksionimit të pjesëmarrjes qytetare në nivelin lokal, iniciativat rinore, politikat kulturore, procesin e buxhetimit lokal, etj;
- Viizitat studimore në Parlamentin e Malit të Zi, Komunën e Ulqinit dhe në Gjykatën Themelore në Ulqin, i ndihmuan të rinjtë që të njohin më nga afër rolin dhe rëndësinë e këtyre institucioneve në jetën politike e shoqërore të Shtetit dhe të Qytetit;
- Të rinjtë vendosën komunikim të drejtëpërdrejtë me vendimmarrës dhe politikbërës që nga niveli më i lartë i pushtetit e deri te shërbimet vendore administrative;
- Aktorët politik – ushtruesit e pushtetit, përmes dialogut me të rinjtë, u informuan për nevojat e tyre dhe problemet me të cilët ata ballafaqohen, duke marrë ide dhe propozime konkrete të cilat mund t’i përdorin në hartimin e politikave dhe strategjive efektive lokale.
Me këtë rast Horizonti i Ri falënderon të gjithë bashkëpunëtorët në këtë projekt – individë dhe institucione, që nga niveli lokal e deri në atë shtetëror, të cilët dhanë një kontribut të çmueshëm në realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të projektit.
Ky projekt u realiuzua në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.