Për tri ditë me radhë, së bashku me kolegët e vjetër e të rinj nga qendrat burimore për OJQ në Mal të Zi, ndoqëm një program cilësor trajnimi për trajnerë. Punuam në teknikat, metodologjitë, hartimin dhe ekzekutimin e një moduli trajnimi për përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte përmirësimi i kapaciteteve të qendrave burimore rajonale dhe lokale për të ofruar shërbime më cilësore për organizatat e shoqërisë civile, grupet joformale qytetare dhe palët e tjera të interesuara.
Programi zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) në partneritet me Qendrat Rajonale Burimore dhe zyrat lokale – OJQ Horizonti i Ri, OJQ Qendra Demokratike Bijelo Polje, OJQ Aktivna Zona , OJQ Natura, OJQ Bonum si dhe OJQ Nada Herceg Novi.
Programi zbatohet me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal-Investues dhe e Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.