Organizata e shoqërisë civile Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës”.
Përmes këtij projekti i cili do të zgjasë dhjetë muaj, tridhjetë të rinj nga Ulqini dhe Tivari do të edukohen mbi dialogun ndërkulturorë dhe tolerancën, qytetarinë vepruese, vlerat demokratike, angazhimin shoqëror e politik, çështjet identitare, duke rritur kështu kompetencat e tyre në praktikimin e vazhdueshëm të kulturës së tolerancës në komunitetet ku jetojnë.
Ky projekt ka për qellim krijimin e një komunikim efektiv midis të rinjve nga Ulqini dhe Tivari, thyerjen e paragjykimeve dhe barrierave në komunikim si dhe rritjen e njohurive dhe shkathtësive të tyre për pjesëmarrje në proceset integruese, duke përdorur edhe praktikat krahasuese dhe shembujt pozitiv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç programit të veçantë të edukimit joformal, i përbërë nga gjashtë module trajnimi, të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe vizita të ndërsjella në komunat përkatëse, vizitë studimore në Parlamentin e Malit të Zi si dhe në Këndin Amerikan në Podgoricë. Projekti do të finalizohet me ceremoninë e ndarjes së diplomave.
Të rinjtë e interesuar për pjesëmarrje në projekt mund të paraqiten KËTU.
Këtë projekt Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Podgoricë.
IMPLEMENTIMI I PROJEKTIT
MODUL 1
TEMA: DEMOKRACIA
– Çfarë do të thotë, nga rrjedh dhe si (keq)përdoret demokracia;
– Karakteristikat themelore të demokracisë
– Çfarë nënkupton demokracia – si proces i realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, si mënyrë e jetës shoqërore dhe e marrëdhënieve në shoqëri.
– Përvojat e aplikimit të demokracisë në SHBA (ilustrime, video, analiza krahasuese me Malin e Zi)
MODUL 2
TEMA: TË DREJTAT E NJERIUT
– Njohuri praktike për të drejtat e njeriut
– Origjina e konceptit për të drejtat moderne të njeriut
– Si mbrohen të drejtat e njeriut dhe kujt mund t’i drejtohet një qytetar për mbrojtjen e tyre?
– Të drejtat e njeriut në shkollë
– Shembuj pozitiv dhe praktikat e mira nga SHBA -së.
MODUL 3
TEMA: IDENTITETI DHE DALLIMET
– Dimensionet e identitetit
– Kuptimi i identitetit, vlerave dhe besimeve që formojnë sjelljen
– Kultura dhe identiteti/stereotipat, paragjykimet dhe diskriminimi
– Shembuj pozitivë dhe praktikat e mira të SHBA -së
MODUL 4
TEMA: DIALOGU NDËRKULTUROR
– komunikimi ndërmjet pjesëtarëve të kulturave të ndryshme
– marrëdhëniet midis kulturave “tona” dhe “të tjera”
– çfarë është të mësuarit ndërkulturor?
– shembuj konkret nga praktika artistike dhe kulturore nga Mali i Zi dhe SHBA
MODUL 5
TEMA: QYTETARIA AKTIVE
– termi “qytetar”
– angazhimi shoqëror
– procesi i vendimmarrjes (bashkësia lokale, shteti)
– vullnetarizëm, aktivizëm / lidership (qytetarë aktivë-liderë të rinj)
– Simulimi i punës së parlamentit vendor
MODUL 6
E ftuar: Diandra Koçan
TEMA: E ftuara foli për programet e shkëmbimit të nxënësve të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; për përvojat personale në këtë program, konceptin e ndërkulturës, vlerat e shoqërisë amerikane, kulturën, aktivizmin rinor,etj.
VIZITË NDËRKULTURORE NË TIVAR
Aktivistët rinorë nga Tivari dhe Ulqini patën mundësinë të vizitojnë nga afër institucionet kryesore fetare të këtij qyteti – Qendrën Kulturore Islamike, Katedralen e Shën Gjon Vlladimirit dhe Kishën e Shën Pjetrit.
VIZITË NDËRKULTURORE NË ULQIN
Pjesëmarrësit e programit vizituan Xhaminë e Detarëve, Qytetin e Vjetër me kompleksin e muzeut si dhe kishën e Shën Nikollës në Ulqin.
VIZITË NË KUVENDIN E MALIT TË ZI
Gjatë vizitës në ndërtesën e Kuvendit, pjesëmarrësit e projektit patën mundësi të njihen me historinë e Parlamentit të Malit të Zi, mënyrën e funksionimit të tij, pasqyrimin në media të seancave të trupave punues dhe plenumit. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti vizituan sallën plenare, sallonet e punës në të cilët janë të ekspozuara koleksione të shumta artistike.Në një seancë të veçantë, pjesëmarrësit e projektit u takuan me deputetin Dejan Gjuroviq, me të cilin diskutuan për çështje të parlamentarizmit, arsimit, barazisë gjinore, ekologjisë dhe turizmit me fokus të veçantë në komunat e Tivarit dhe Ulqinit.
NDARJA E DIPLOMAVE
Në këndin amerikan në Podgoricë, 30 nxënës të shkollave të mesme nga Ulqini dhe Tivari morën certifikata për ndjekjen e suksesshme të projektit “Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës”. Diplomat u dorëzuan nga zëvendëskryetarja e Departamentit për Media, Kulturë dhe Arsim, Susan Schaefer.
FINALIZIMI I PROJEKTIT – VIDEO PËRMBYLLËSE