Koalicioni i OJQve “Bashkëpunojme drejt qëllimit” dhe HORIZONTI I RI, në kuadër të fushatës SHOQËRI PA KORRUPSION, i dërguan Kuvendit të Komunës së Ulqinit Iniciativë për ndryshimin e Statutit të Komunës, neni 148.
Statuti i Komunës së Ulqinit, në kapitullin III – “Pjesëmarrja e qytetarëve në realizimin e vetëqeverisjes lokale”, në nenin 148 parasheh që iniciativën qytetare mund ta dorëzojnë 5% e qytetarëve. Kjo përqindje është tepër e lartë në raport me numrin e popullsisë së komunës. Eksperienca nga komunat tjera tregon se për kualifikimin e iniciativës qytetare, duhet të merret parasysh numri i popullsisë (tabela në vazhdim).
Kjo përqindje kaq e lartë e shuan motivimin e qytetarëve që të ndërmarrin një iniciativë qytetare, respektivisht që të paraqesin kërkesat dhe nevojat e veta në raport me vetëqeverisjen lokale. Si rezultat i kësaj, edhe Qeverisje lokale mbetet pa propozime cilësore të qytetarëve. Një situatë e tillë padyshim që nuk kultivon bashkëpunimin e suksesshëm mes qytetarëve dhe qeverisjes lokale.
Nisur nga kjo, Koalicioni i OJQve paraqiti INICIATIVË për ndryshimin e Statutit të komunës së Ulqinit, neni 148.
Konsiderojmë se me zvogëlimin e kësaj përqindjeje, qytetarët do të kenë mundësi shumë më të madhe që realisht të marrin pjesë në realizimin e vetëqeverisjes lokale.
Me këtë iniciativë u propozua që me Statut të përcaktohet që 2% e qytetarëve me të drejtë vote, mundë të paraqesin iniciativën qytetare.
Iniciativa qytetare nëpër komunat tjera
Të premten, me 13/02/2009 Kuvendi i Komunës se Ulqinit, në bazë të kërkesës se Koalicionit të OJQve, ndryshoi nenin 148 të Statutit të Komunës, i cili tani parasheh që iniciativën qytetare mund ta ndërmarrin 3% e qytetarëve (në vend të5%).
Mbetet të shpresojmë që me zvogëlimin e kësaj përqindjeje, qytetarët do të kenë mundësi më të madhe të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes, respektivisht në realizimin e vetëqeverisjes lokale.