Nga datat 26 deri më 29 maj 2024, realizuam kampin edukativ me të rinjtë nga Plava, Gucia, Ulqini e Malësia.
Në sallën e Kuvendit të Komunës së Gucisë organizuam një panel informues lidhur me liritë dhe të drejtat e pakicave, mekanizmat për ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave, nevojën e edukimit të të rinjve të popujve pakicë për promovimin e veçorive kombëtare, avancimin e programeve dhe aktiviteteve qe kontribuojnë në pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën publike, si në nivelet lokale ashtu edhe në atë qendror.

Ligjërues dhe panelistë të këtij sesioni ishin:
Bujar Hasangjekaj – kryetar i Parlamentit Lokal të Gucisë;
Arben Xhurreta – drejtor i përgjitshëm për të Drejtat e Popujve Pakicë në Qeverinë e Malit të Zi;
Faik Niika – kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi;
Arlinda Osmani – drejtoreshë e Librarisë “Ulqini”;
Nazif Veliqi – drejtor i OJQ Horizonti i Ri.

Vizita 02+

Në vazhdim të qëndrimit në komunën e Gucisë, pjesëmarrësit e projektit vizituan Qendrën Kulturore në Guci dhe Bibliotekën e këtushme si dhe muzeun etnografik “Oda e Gucisë”.
Në komunën e Plavës të rinjtë zhvilluan workshope dhe sesione diskutimi në Qendrën Kulturore të Plavës dhe në Bibliotekën e Qytetit.
Në ditën e tretë të këtij kampi, të gjithë pjesëmarrësit e projektit u tubuan në Shkollën e Mesme “Beqo Bashiq” ku diskutuan për rëndësinë e edukimit joformal të të rinjve shqiptarë në Malin e Zi, me theks të veçantë në edukimin për vlerat identitare dhe promovimin e dialogut ndërkulturor.

Ky aktivitet është pjesë projektit “Të rinjtë e angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë”, të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve të OJQ-ve për vitin 2023.


logo projekta