Gazeta Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin THIRRJE PUBLIKE për shkrime investigative.
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është luftimi korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publik, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit.

Prioritet do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme:
• Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore;
• Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese;
• Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv;
• Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit;
• Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike
• Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;
• Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime;
• Degradimi / mbrojtja e mjedisit;
• Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike;
• Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet;
• Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale,
   dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale.

Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet:
• të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje te Lirë në Informacion
• të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik
• të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve

Procesi i ndarjes së çmimeve do të drejtohet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar.
Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime:
Çmimi I –  400 €
Çmimi II – 300 €
Çmimi III – 200 €

METODA E APLIKIMIT

Shkrimet duhet të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me me shënimin “THIRRJA PËR SHKRIME HULUMTUESE”.
Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe për çdo individ tjetër të interesuar për shkrime hulumtuese.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 30 prill 2021.

Kjo thirrje publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

PARTNERS USA project