Fillimi i një biznesi të ri kërkon një përgatitje të konsiderueshme. Aty ku tregu po has probleme, startup-et janë të parët që mund të sjellin zgjidhje të shpejta. Dhe zgjidhjet janë ide që përkthehen në biznese. Në thelb, përkufizimi i termit dhe formës së një startup-i ka ardhur duke u përshtatur lokalisht në disa aspekte, shkallës së inovacionit, modelit të biznesit, si dhe elementeve të tjera thelbësore në këtë aspekt.
Tregjet ofrojnë mundësi kurdoherë dhe kudo. Një sipërmarrës i kërkon dhe gjen, veçanërisht ato që akoma nuk janë zbuluar nga konkurrenca. Në këtë kontekst, startup-et kanë avantazh, sepse ato janë të shkathëta për të lëvizur shpejt, në përgjigje të ndryshimit të tregut – thënë ndryshe janë “adaptues të shpejtë”.
Donatorë ndërkombëtarë, në bashkëpunim me OJQ-të dhe aktorë të tjerë lokalë, kanë nxitur të menduarin sipërmarrës në qytetin tonë.

Konkretisht projekti Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmitia arriti këtij qëllimi. Në kuadër të këtij projekti  është inicuar startup-i ATELIE ARTISTA nga Kristina Niloviq, nxënëse e Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim” të Ulqinit. Ajo përfitoi një mbështetje financiare me vlerë prej 2400 eurosh për të blerë pajisjet e nevojshme si ngjyra profesionale, pëlhurë, pajisje elektronike dhe mjete të tjera të nevojshme për realizimin e këtij të fundit. Këto mjete do ta rrisin dukshëm kualitetin e punës por mbi të gjitha do t’i ndihmojnë asaj që pasionin për pikturën ta kthejë në biznes fitimprurës, duke krijuar një produkt të ri turistik si dhe të kyçet më shpejt në tregun e punës.

KRISTINA-

Kristina nuk kufizohet vetëm tek punimet në telajo apo vizatimet në tekstil por ajo krijon dhe një gamë të gjerë produktesh me teknikë dhe tematikë ku çdo klient në varësi të dëshirës së tij do të mund të gjejë një dhuratë për vete dhe për të tjerët. Kristina Niloviq është fituese e shumë çmimeve në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe autore e disa ekspozitave me tematika të ndryshme e që dominuese është ajo fetare.
Shkollimin e mëtejshëm ajo do ta vijojë në Akademinë e Arteve në Cetinë.

Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPAII për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe zbatohet nga organizata WorldVisionAlbania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

LOGO cbc-MJU

PARTNERET