Në një kohë kur kufijtë po zbehen dhe bota po bëhet gjithnjë e më e lidhur dhe e bashkuar, takimi me kultura të ndryshme është bërë pjesë e përditshmërisë. Pikërisht në këto takime qëndron një mundësi e madhe – të kuptohemi më mirë, të mësojmë më shumë dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme të bazuar në respekt, barazi dhe dialog. Ndërkulturalizmi nuk është vetëm një përgjigje ndaj sfidave globale, është një thirrje për humanizëm. Përmes pranimit dhe mirëkuptimit të tjetrit, ndërtojmë ura që na lidhin në një komunitet unik të ndryshimeve. Më poshtë paraqesim mesazhet kryesore që shpjegojnë parimet dhe vlerat themelore të ndërkulturalizmit. Ato theksojnë rëndësinë e pranimit të ndryshimeve kulturore, hapjes ndaj dialogut dhe rolit që interkulturalizmi luan në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse:

“Ndërkulturalizmi – pasuria e të ndryshmeve, forca e bashkimit” – Ndërkulturalizmi nuk është vetëm një teori – është një mënyrë jetese. Është një këndvështrim ndaj botës ku ndryshimet nuk janë kërcënim, por mundësi. Mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri, për të u rritur dhe për të qenë më të mirë, si individë dhe si shoqëri.

“Ndërkulturalizmi na mëson që në ndryshime të mos shohim pengesë, por mundësi” – Çdo kulturë sjell dritë, përvojë, mençuri, vlera – që së bashku ndriçojnë rrugën tonë drejt mirëkuptimit dhe paqes. Në vend që të mbyllemi brenda kufijve të zakoneve tona, jemi të ftuar të hapim dyert ndaj takimeve dhe dialogut.

“Të hapim dyert e dialogut, sepse vetëm përmes bisedës mund të ndërtojmë ura ndërmjet kulturave” – Dialogu nuk është vetëm shkëmbim fjalësh – është shkëmbim këndvështrimesh, ndjenjash dhe vlerash. Ai është themeli i urave që lidhin atë që është ndryshe, por thellësisht njerëzore.

“Në një botë të ndërthurur me tradita dhe besime, ndërkulturalizmi na nxit të mos jemi vetëm vëzhgues pasivë, por ndërtues aktivë të bashkëjetesës” – Ndërkulturalizmi  përfshin më shumë se  tolerancë – kërkon pranimin aktiv, respektin dhe vlerësimin e të tjerëve dhe të ndryshimeve.

“Ndërkulturalizmi nuk është vetëm tolerancë – është manifestim i ndryshimeve dhe ndërtim urash midis njerëzve” – Është ndërgjegjësimi se çdo kulturë përfaqëson një pjesë të mozaikut njerëzor, dhe vetëm kur i bashkojmë të gjitha pjesët, shohim pamjen e plotë të njerëzimit. Prandaj njohja e të tjerëve nuk është luks – ajo zhduk paragjykimet dhe ndërton besimin. Kur kuptojmë historitë e të tjerëve, fillojmë të kuptojmë më mirë edhe vetveten. Nga kjo njohje e ndërsjellë lind forca për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

“Kultura të ndryshme – e ardhme e përbashkët” – Në një të ardhme të tillë, askush nuk do të ndjehet i huaj. Ndërkulturalizmi do të thotë të ndihesh i mirëpritur kudo në botë. Është një botë ku njerëzit nuk kanë nevojë të fshehin përkatësinë e tyre për t’u pranuar por, përkundrazi, është vetë shumëllojshmëria ajo që na bashkon.

Pra, ndërkulturalizmi na fton që ndryshimet të mos i shohim si pengesë, por si mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar. Përmes dialogut, respektit dhe pranimit të kulturave të tjera, ndërtojmë një shoqëri në të cilën të gjithë kanë vendin e tyre. Vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe mirëkuptim të ndërsjellë mund të ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse për të ardhmen.


Header