Të martën, në Këndin Amerikan në Podgoricë, 30 gjimnazistë nga Ulqini e Tivari të cilët ndoqën programin edukativ prej gjashtë moduleve trajnuese, u shpërblyen me diploma.
Në ceremoninë që u organizua me këtë rast, zv/shefja e Sektorit për Media, Kulturë dhe Arsim të Ambasadës Amerikane në Podgoricë, znj. Suzanne Schaefer përgëzoi pjesëmarrësit e këtij programi për përpjekjet e tyre në forcimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndërkulturor, angazhimin qytetar, promovimin e diversitetit dhe përfshirjes në komunitetet e tyre. “Ne jemi krenarë që mbështesim të rinjtë nga Mali i Zi në nxitjen e mirëkuptimit ndërkulturor dhe nxitjen e respektit të ndërsjellë” deklaroi ajo në këtë aktivitet.

Fotografitë nga kjo ceremoni mund t’i gjeni KËTU.

Që nga tetori i vitit të kaluar, në këtë program morën pjesë 15 nxënës të Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe 15 nxënës të Shkollës së Mesme Ekonomike Hoteliere nga Tivari.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës, të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Podgoricë.


amerika 23