Projekti „NË PRAG TË INTEGRIMEVE“ është vazhdim i aktiviteteve të filluar vite më parë e të cilët, para së gjithash, iu dedikohen gjimnazistëve të Ulqinit. Ashtu sikur se rritet dinamika procesit të integrimeve të Malit të Zi në BE dhe në NATO, në të njëjtën mënyrë shtohet edhe nevoja e përgatitjes dhe e përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në këto procese.

Informatat që marrin të rinjtë për këtë procese janë mjaft të kufizuara, sidomos në hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Kjo ndodhë për arsye se informacionet e nevojshme për proceset aktuale integruese, nuk përkthehen ose nuk përcillen si duhet tek të rinjtë shqiptarë.Nisur nga ky aspekt, OJQ “Horizonti i Ri” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, vazhdon me aktivitetet e edukimit të të rinjve të Ulqinit mbi proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Qëllimi i këtij projekti është që me aktivitetet e veta të rrisë nivelin e informimit për integrimet evropiane dhe euroatlantike si dhe t’iu ofrojë mundësi të rinjve të Ulqinit që përmes sesioneve edukative dhe shoqërimit, të përfitojnë njohuri e shkathtësi tëm reja dhe të njoftohen me vlerat e Bashkimit evropian dhe të NATOs.

Meqë projekti realizohet në një mjedis shumëetnik, një prej synimeve të tij është edhe kontributi në promovimin e tolerancës dhe të dialogut ndëretnik e ndërkulturor në komunitetin lokal.


Të shtunën, me 26 shkurt 2011, në mënyrë solemne u hap SHKOLLA E INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE për gjimnazistët e Ulqinit. Në ceremoninë solemne morën pjesë përfaqësues të jetës publike deputetë në Kuvendin e MZ, perfaqësues të Administratës lokale, të Parlamentit lokal, aktivistë të shoqërisë civile, mediat lokale dhe ato shtetërore. Shkollën e deklaroi të hapur znj. Shally Seaver, shefe e departamentit për kulturë dhe media në Ambasadën amerikane në Podgoricë si dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga.

Invalid Displayed Gallery


Workshops


 

Ceremonia e përmbylljes së kësaj shkolle joformale u organizua në Qendrën amerikane në Podgoricë. Për vijimin e suksesshëm të këtij programi, 25 gjimnazistë të shkollave të mesme të Ulqinit, u shpërblyen me diploma, të cilat në mënyrë solemne atyre ua dorëzoi z. Bennett Y. Lowenthal – ushtruesi i detyrës së Ambasadorit amerikan në Mal të Zi.