Fillon implementimi i projektit me titull “Nga idetë fiktive të hoteleve tek ato reale për forma inovative të turizmit”, i cili realizohet nga Universiteti i Salentos (Itali) në bashkëpunim me: SviluppoItalia Molise (Itali), “People in Focus” (Shqipëri) dhe OJQ Horizonti i Ri (Mali i Zi), në kuadër të programit “Interreg IPA South Adriatic 2021/2027”, të cilin e bashkëfinancon Bashkimi Europian.

Projekti ka për synim të përmirësojë aftësinë për të zhvilluar një model inovativ të turizmit të njohur si “workation” në zonën ndërkufitare, i cili karakterizohet nga efekte pozitive ekonomike dhe sociale. Kjo formë e inovacionit turistik që ndërthur biznesin dhe kohën e lirë meriton një vëmendje të veçantë në territoret tona ndërkufitare.

Projekti ka për qëllim që të promovojë një formë inovative të turizmit që është duke u zhvilluar në disa vende të përparuara turistike, të ashtuquajtur me termin “workation”. Kjo platformë i referohet një koncepti të ri të pushimeve, i cili ndërthure punën e dixhitalizuar dhe pushimet dhe që përfaqëson një model të ri destinacioni turistik i cili është në gjendje të tërheqë punëtorë të largët dhe nomadë dixhitalë nga e gjithë bota.

Në kuadër të këtij projekti do të realizohen këto aktivitete:
 -Organizimi i workshopeve
– Organizimi i trajnimeve në fushën e inovacionit turistik
– Hartimi i Planit të përbashkët të veprimit
– Organizimi i eventeve B2B


Aktiviteti i parë i këtij projekti do të realizohet në qytetin Lecce, në Itali, me datë 18 prill 2024, në kampusin universitar në Università del Salento 

Poster - social media