Në konferencën për shtyp, OJQ Horizonti i Ri prezantoi publikimin “Zëri i qytetarëve për qeverisje të mirë“, i cili paraqet rezultatet e hulumtimit për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal – komuna e Ulqinit.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME” të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizoi në partneritet me OJQ “Ul info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, me mbështetjen e Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi.
Fokusi i këtij hulumtimi të opinionit publik ishte matja e besueshmërisë së qytetarëve ndaj Vetëqeverisjes Lokale, si dhe vlerësimi i bashkëpunimit Komunë – qytetar. Besimi i qytetarëve është analizuar përmes perceptimit të pikëpamjeve ne lidhje me: shkallën e informimit të qytetarëve rreth aktiviteteve të ndërmarra nga Komuna e Ulqinit, nivelin e informimit proaktiv që bën Qeverisja Vendore; në lidhje me faktin nëse qytetarët kanë pasur mundësi dhe në çfarë mënyre kanë mundur t’i prezantojnë nevojat e tyre tek organet e Komunës, pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për temat që përbëjnë interes të veçantë për ta, besimin e përgjithshëm të qytetarëve për punën e këshilltarëve të përbërjes aktuale të Parlamentit Lokal dhe Kryetarit të Komunës së Ulqinit.
Publikimin e plotë mund ta merrni KËTU