Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO), me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, me 1 tetor, në hapësirat e Qendrës Informuese të BE-së në Podgoricë, ka prezantuar Qendrën Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile në Malin e Zi. Kjo qendër burimore, e cila përfaqëson një lloj shtëpie të aktivizmit në Mal të Zi, është një projekt i përbashkët i CRNVO-së dhe katër organizatave lokale: OJQ Bonum nga Pljevlja, Qendra Demokratike të Bijello Poljes, OJQ Nada nga Herceg Novi dhe Horizonti i Ri nga Ulqini.
Qendra Burimore, si një format i ri brenda CRNVO-së, për tre vitet e ardhshme, edhe gjatë këtij projekti do të paraqesë një qendër shërbimi për mbështetjen e përditshme të të gjitha organizatave të shoqërisë civile, por edhe individëve aktivistë, në formën e programeve të ndërtimit të kapaciteteve, shërbimeve help-desk, hulumtimeve, organizimin e tubimeve publike, panaireve dhe konferencave dhe aktivitete të tjera ngjashme. Paralelisht me ofrimin e një game të gjërë shërbimesh, Qendra do të punojë në ndryshime ligjore dhe të tjera, të cilat mundësojnë funksionimin normal të OJQ-ve, duke insistuar në zbatimin e këtyre zgjidhjeve.