Reforma e administratës publike konsiderohet themelore në procesin e antarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo parasheh reformën e vetë shtetit, pra e administratës shtetërore dhe asaj lokale.
Qëllimi kryesor i reformës së administratës publike është ndërtimi i një administrate publike:
• të përgjegjshme
• efikase
• profesionale
• transparente
• inkluzive
• të fokusuar në nevojat e qytetarëve dhe të biznesit.
Më shumë informacion se çfarë sjell kjo reformë për qytetarët dhe bizneset mund të gjeni në videon e animuar që kemi realizuar në kuadër të projektit “Reforma që kuptojmë të gjithë”, e cila zbatohet me mbështetjen e Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi.