Me 22 prill, HORZONTI I RI realizoi seminarin njëditor me këshilltarët e Kuvendit të Komunsë së Ulqinit i cili si synim kryesor kisht rritjen e cilësisë së punës dhe efikasitetit në funksionimin e Parlamentit Lokal. Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit ZHVILLIMI I PARLAMENTARIZMIT LOKAL, të cilin shoqata jonë e filloi vitin e kaluar.Projekti u realizua me mjetet financiare nga Buxheti i Komunës së Ulqinit.
Temat kryesore që u trajtuan në këtë seminar ishin:
- Komunikimi, dialogu ndërpersonal, komunikimi efektiv
- Komunikimi i qytetarëve me pushtetit – korniza ligjore
- Pengesat në komunikim, argumentimi, vështrimi kritik i informatave
- Zhvillimi i sistemit të komunikimit efektiv me qytetarë
Në punimet e seminarit morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha klubeve parlamentare që participojnë në Parlamentin e Ulqinit, përveç klubit të “Forcës se re demokratike”. Trajnerë dhe moderatorë të këtij seminari ishin Ajsha Haxhibegoviq dhe Kerim Megjedoviq.Seminari u mbajt në Hotelin PRINCES, në Tivar.