Më datën 14 dhjetor 2017, organizuam seminarin me titull “Qasja proaktive në informata në vetëqeverisjen lokale”.
Seminari ishte i dedikuar për funksionarët lokal, zyrtarët e Administratës Vendore, këshilltarët e Parlamentit Lokal, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të mediave. Pjesëmarrësit e seminarit patën mundësi të përfitojnë më shumë informacion dhe të diskutojnë për çështjet siç janë: detyrimi ligjor i organeve të pushtetit që të publikojnë informacionet relevante që posedojnë; mekanizmat e kontrollit për moszbatimin e Ligjit për Qasjen e Lirë në Informata; mospublikimi i dokumenteve në gjuhen shqipe nga organet e Administratës Vendore; transparenca dhe llogaridhënia në administratën publike, etj.
Panelistë të seminarit ishin: Ana Gjurniq – hulumtuese e politikave publike në Institutit Alternativa, Hadixhe Gjoni – nënkryetare e Komunës së Ulqinit; Muhamed Gjokaj – Kryetar i Këshillit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasje të Lirë në Informata dhe Vuk Jankoviq – Koordinator i Programit Juridik të MANS-it.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të platformë WeBER – projekt i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor për monitorimin e reformës së administratës publike në nivelin lokal, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.