Me rastin e 26 qershorit Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga, Horizonti i Ri ka përgatitur një material të veçantë edukativ, video-klip për parandalimin e narkomanisë. Këtë video të shkurtër e realizuan Edukatorët Bashkëmoshatarë, të cilët më parë kishin ndjekur trajnimin tremujorë në këtë temë dhe janë shpërblyer me certifikata për njohuritë dhe shkathtësitë e fituara.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT TË DROGAVE DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetje të Ambasadës së SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.