Në hapësirat e Këndit për të Rinj, në Bibliotekën e Ulqinit, OJQ Horizonti i Ri organizoi shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Kjo ditë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

Pikërisht, për të dëgjuar zërin e të rinjve dhe për të sensibilizuar vendimmarrësit lokal për çështjet rinore, Horizonti i Ri organizoi një takim të veçantë midis aktivistëve rinorë dhe drejtuesve të Komunës së Ulqinit. Në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, të rinjtë bashkëbiseduan me Kryetarin e Komunës z. Nazif Cungu, me nënkryetaren e Komunës znj. Hatixhe Gjoni si dhe me zyrtarin e ngarkuar për çështje të shoqërisë civile, Ahmet Aloshi.
Ata paraqiten shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Ulqin, por edhe dhanë propozime e ide se si mund të përmirësohet pozita e tyre aktuale.
Me këtë rast u prezantuan edhe kapacitetet e reja teknike të Këndit për të Rinj, të cilat e bëjnë këtë hapësirë më të përshtatshme për punë dhe më miqësore për të rinj.
Të pranishmëve iu shpërnda edhe fletëpalosja e projektit, përgatitur enkas për këtë ditë.

Invalid Displayed Gallery

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projekti “Të rinjtë – kompetentë për pjesëmarrje, të cilin e mbështetë Ministria për Sport e Malit të Zi.


 koha javore-web