Përmes këtij projekti, të cilin e realizojnë OJQ “HORIZONTI i RI” dhe QENDRA PËR PUNË SOCIALE në Ulqin, inciohet një shërbim i ri social në nivel lokal – mbështetje për prindërit e vetëm në komunën e Ulqinit.
Krijimi i këtij shërbimi social ka për qëllim:
- përmirësimin e aftësive edukative të prindërve të vetëm
- përmirësimin e cilësisë së jetesës të familjeve me një prind
- mbështetjen e prindërve të vetëm në zhvillimin a aftësive për vetorganizim, tejkalimin e pasojave të gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen, etj.
E gjithë kjo do të realizohet përmes aktiviteteve socioedukative, respektivisht duke ofruar shërbime këshilluese dhe terapie për prindërit e vetëm në komunën e Ulqinit.
Shërbimi “MBËSHTETJE PËR PRINDËRIT E VETËM” është pjesë e projektit “Reforma e sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve – avancimi i përfshirjes sociale IPA 2010”, të cilin e realizon Zyra e UNDP në Mal të Zi së bashku me Ministrinë e punës dhe përkujdesjes sociale, Ministrinë e arsimit dhe UNICEFin.
Këtë projekt e financon delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi.
Ilustrimet nga trajnimi dhe seminare në shërbime për të mbështetur prindërit e vetëm