HORIZONTI I RI ushtron veprimtarinë e vet edhe si QENDËR BURIMORE PËR MBËSHTETJEN E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE.

Në kuadër të këtij servisi funksionon një help desk i veçantë, i cili vazhdimisht ofron këto shërbime:

  • lajme të përditshme në lidhje me aktivitetet e OJQ-ve lokale;
  • ofrimi i konsulencës ligjore për themelimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare;
  • informimin e OJQ-ve dhe administratës lokale për konkurset aktuale;
  • udhëzimi dhe lidhja e OJQ-ve lokale me organet dhe institucionet shtetërore, si dhe me organizatat joqeveritare nga Mali i Zi dhe rajoni;
  • administrimi i faqes së internetit dhe e-mail listës së organizatave joqeveritare;
  • krijimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave të OJQ-ve lokale;
  • konsulencë dhe mbështetje OJQ-ve lokale në ndërmarrjen e iniciativave të ndryshme në nivel lokal;
  • mbështetje procesit konsultativ të cilin e realizojnë organet e administratës lokale me organizata joqeveritare në territorin e komunës së Ulqini;
  • dhënia e kapaciteteve hapësinore, teknike e të tjera, për organizatat joqeveritare me seli në komunën e Ulqinit;
  • Biblioteka për OJQ-të (me literaturë profesionale, revista, manuale, udhëzues nga vendi dhe rajoni).