Horizonti i Ri është partner aktiv në projektin “Shoqëria Civile për qeverisje të mirë: Të veprojë dhe të Llogarisë!”, të cilin e implementon Instituti Alternativa nga Podgorica së bashku edhe me partnerët tjerë: Qendra për gazetari investigative (Podgoricë), Bonum (Plevla) dhe OJQ Natura nga Kollashini.
Qëllimi kryesor i projektit është monitorimi i pavarur i reformës së administratës publike nga organizatat e shoqërisë civile dhe dialogu me vendimmarrësit.
Në kuadër të projektit është krijuar edhe Rrjeti “Administrata jonë” me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së mirë dhe rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.
Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti botohet edhe një cikël i veçantë shkrimesh investigative dhe broshuarave informuese:
- SI E NDAJNË KOMUNAT NDIHMËN MATERIALE
- NËNQIRAJA E SHTRENJTË E INSTITUCIONEVE SHTETËRORE
- MINISTRIA KËRKON TË FORCOJË INSPEKTIMIN
- MINISTRI HRAPOVIQ PUNËSON NË MËNYRË TË JASHTËLIGJSHME
- FONDET PARALELE PËR DHËNIEN E NDIHMËS SOCIALE
- ÇFARE MBRON MBROJTËSI
- Administrata publike deri ne vitin 2020
- Administrata e Malit të Zi – organogrami i kaosit