Në kuadër të projektit KOMUNIKIMI NDËRKULTUROR I TË RINJVE: SFIDAT DHE MUNDËSITË publikuam udhëzuesin dygjuhësh “Të kuptuarit e ndërkulturalitetit“.
Kjo broshurë fokusohet veçanërisht në rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkulturor në sistemin arsimor, sepse pikërisht në këtë proces, ndërveprimi mes të rinjve me përkatësi të ndryshme është në nivel shumë të ulët.
Krahas të rinjve, ky publikim iu dedikohet edhe mësimdhënësve, të cilët mund të gjejnë modele se si të punojnë me të rinjtë në temën e ndërkulturalitetit, në mënyrë që së bashku të arrijnë të kuptojnë tema të rëndësishme dhe gjërat kyçe të këtij koncepti, të nevojshme për zhvillimin e një të riu.
Publikimi i këtij udhëzuesi u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi. Përmbajtja e kësaj broshure është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron detyrimisht qëndrimet dhe pikëpamjet e donatorit.