Me të rinjtë e angazhuar në projektin “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”, realizuam vizitën dyditore në kuadër të kurseve komplementare, me qellim të rritjes së kapaciteteve të tyre për prezantimin e pikave kryesore turistike të zonës së projektit.
Vizita e parë u zhvillua në lokalitetin antik të Shasit si një ndër destinacionet më tërheqëse në Komunën e Ulqinit. Në kuadër të vizitës u organizua edhe një lundrim turistik nëpër liqenin e Shasit.
Vazhdimi i këtij aktiviteti u realizua në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, ku të rinjtë vizituan pjesën muzeore të Kalasë së Ulqinit si dhe kompleksin turistik “Palata Venezia”. Përmes ketij aktiviteti, 35 të rinjtë pjesëmarrës, gjatë vizitave janë shoqëruar nga profesionistë të fushës, nga të cilët të rinjtë patën mundësi të perfitojnë njohuri edhe shkathtësi plotësuese në praktikimin e punës së cicëronit turisktik në promovimin e vlerave turistike lokale. 
 

Ky aktivitet ishte pjesë e projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit” i cili realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri. Projekti zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

LOGO cbc-MJU