Në përmbyllje të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”, organizuam ceremoninë e ndarjes së diplomave për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës.
Gjatë 22 muajve pune intensive mbi 100 të rinj nga Ulqini dhe Shkodra, ndoqën cikle trajnimesh edukative mbi punësueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale në sektorin e turizmit, realizuan praktikat e punës në bizneset lokale, vijuan kurset profesionale në fushat e marketingut digjital, menaxhim biznesi, shkrim projektesh, etj. Nxënësit e dy shkollave të mesme shkëmbyen eksperienca profesionale dhe prezantuan arritjet e tyre në panairet ndërkufitare dhe e finalizuan këtë proces me hartimin ideve të biznesit dhe fillimin e realizimit të tyre.
Të rinjtë nga Ulqini që kanë ndjekur rregullisht aktivitet, trajnimet, praktikat dhe kurset që janë realizuar gjatë dy viteve të kaluara, u pajisën me diploma për pjesëmarrjen aktive në këtë projekt.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte që të rinjtë në zonën ndërkufitare Mali i Zi – Shqipëri të kenë qasje më të mirë në shërbime, tregje pune e në informacione dhe si rrjedhojë të ndikojë në rritjen ekonomike, duke zvogëluar kështu problemet sociale në komunitetet e tyre. Gjithashtu ky projekt kontribuoi që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja pune për rritjen e konkurrencës mes të rinjve në tregun lokal si dhe për të krijuar një biznes të vetin duke u punësuar për një periudhë më të gjatë.

diploma 004

diploma 006

diploma 005

diploma 003

diploma 002

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

LOGO cbc-MJU

PARTNERET