Në sesionin e parë të programit tonë, të cilin e ndjekin të rinj nga Tuzi dhe Ulqini, punuam në teknikat e integrimit në grup dhe ngritjen e nivelit të motivimit, parimet e komunikimit në grup, tejkalimin e paragjykimeve dhe stereotipeve, etj. Më pas, të udhëhqur nga moderatoja Sabra Deceviq, grupi në mënyrë kreative trajtoi tema si: rëndësia e komunikimit publik, teknikat e intervistimit, duke kaluar në rëndësinë e vlerësimit kritik të informacioneve mediatike.
Sesionet edukative të këtij programi realizohet në Youth Corner – Ulqin.
 
Projekti mbështetet nga Ambasada e SHBA në Podgoricë.